Cristiano Ronaldo nënshkruan marrëveshjen e re

I ndërlidhur fuqishëm me Juventusin gjatë gjithë javës që lamë pas, Cristiano Ronaldo ka nxitur edhe më shumë këto thashetheme, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me një shoqatë italiane për të bërë promocion në një fushatë për dhurimin e gjakut në Itali.

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar në mes të “Associazione Volontari Italiani Sangue (AVIS)” dhe “Italian Blood Volunteering Association” në Bellano.

Ata kanë arritur një marrëveshje për të marrë të drejtat e imazhit të Ronaldos që mbrohen nga Abbott, biznes amerikan, të cilët kanë të drejtat në mbarë botën për imazhin e Ronaldos.

Si rezultat, imazhi i Ronaldos do të paraqitet në një seri posterësh në Itali që ju sugjeron njerëzve që të dhurojnë gjak.

Për më tepër, AVIS shumë shpejt do të lançojë edhe një video në të cilën portugezi shpjegon rëndësinë e të dhuruarit gjak.

Lajmi për këtë bashkëpunim është një marrëveshje e madhe në Itali, pasi lojtari pritet që shumë shpejt t’i bashkohet Juventusit.