Eminem ‘çmend’ Italinë, atmosfere ‘vullkanike’ në koncertin me 80 mijë njerëz

Mjaftoi një orë e gjysmë koncert në Milano, data e vetme italiane e turneut “Revival”, që Eminem të rimerrte titullin “Zoti i repit”.

Kanë kaluar rreth 20 vjet nga “My Name Is”, që projektoi karrierën e tij, me 250 milionë disqe të shitura, 15 “Grammy”, 1 “Oscar” dhe famën e reperit më influencues të asaj periudhe.

Në koncertin e tij të parë ndonjëherë në Itali, biletat e të cilit u shitën në shumë pak kohë, në prani të rreth 80 mijë personave, Eminem nuk la pa kënduar asnjë prej sukseseve të tij, edhe ato të mëparshme. Bis u kërkua për “Lose Yourself”, një autobiografi e artistit që lufton fort për suksesin.