Gruaja e Ivan Rakitic godet në shenjë me parashikimin më të çuditshëm të Botërorit

Kroacia është surpriza më e madhe në Kupën e Botës, me ballkanasit që kanë arritur të shkonin deri në gjysmëfinalen e turneut të Rusisë, ndërkohë që ka shansin e mirë për të kaluar në finale nëse mposhtin Anglinë.

Por nëse tifozi më i çmendur kroat nuk e kishte menduar këtë përparim të Kombëtares së tij në këtë turne, këtë e kishte parashikuar bashkëshortja e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ky i fundit ka zbuluar se gruaja e tij parashikoi se do të ishte ai që do ta dërgonte Kroacinë në çerekfinale. Dhe e ka parashikuar saktë, pasi Rakitic shënoi penalltinë e fundit kundër Rusisë për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen kundër Anglisë.