Portieri Subasic sfidon FIFA-n me mënyrën e festimit, rrezikon gjysmëfinalen me Anglinë

Daniel Subasic është portieri që e ka nderuar nëpërmjet dy paraqitjeve shumë të mira ekipin e Kroacisë në Botëror.

Ai arriti të priste 3 penallti në ndeshjen me Danimarkën dhe fitoren në fund të ndeshjes ja dedikoi shokut të tij që vdiq në vitin 2008, portierit Krustic.

Por FIFA nuk e mirëpriti këtë festim të lojtarit dhe i dha një paralajmërim.

Ndërkohë që portieri as që do t’ia dijë për paralajmërimin e FIFA-s, por i sfidoi ata sepse bëri të njëjtin festim edhe kur fitoi me Rusinë përsëri me penallti.

Tani mbetet një vendim i FIFA-s nëse do ta dënojë apo jo futbollistin 33-vjeçar.