Rudi Erebara në Syri.net: Ja pse jam bashkuar me artistët për Teatrin Kombëtar

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ishte i ftuar shkrimtari Rudi Erebara, i cili foli për Teatrin Kombëtar.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se pse i është bashkuar protestës së artistëve, Erebara tha se atë e lidhin shumë gjëra me Teatrin.

‘Mua më takon me familje ti bashkohem protestës, pasi im atë ka qenë në Teatrin Kombëtar gjatë gjithë jetës, e dyta si kujtesë që edhe unë kam konkurruar njëherë për regji teatri, dhe në të kohë më vunë vizën tek hunda. Pasi zakonisht atëherë merrnin 10-11 regjizorë, atë vit morën 6-të, unë isha i 7-ti. Sot unë duhet të isha aty me miqtë e mi, si psh.. me Altin Bashën, të cilin e kam patur shok banke.

Pse jam unë me Teatrin? Unë jam me kauzat e drejta që më 1990-n, ku shpesh kam dalë edhe kundër PD-së, të cilën kam qenë bashkëthemelues’, tha Erebara.