FOTO/ Erdogan betohet si ‘sulltani’ i ri i Turqisë

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan është betuar në Asamblenë e Madhe të Turqisë si presidenti i parë i vendit nën sistemin e ri të presidencës ekzekutive.

Pas betimit, Erdogan do t’i drejtohet komplesit presidencial Beshtepe në Ankara për mandatin 5-vjeçar.

Presidenca e re shënon edhe fillimin e sistemit të ri presidencial ekzekutiv, duke kaluar nga sistemi parlamentar, i cili u aprovua në një referendum për ndryshime kushtetuese më 16 prill të vitit të kaluar. Erdogan do të jetë tani kryetar i shtetit dhe i qeverisë, me postin e kryeministrit tashmë të hequr.

Pas ceremonisë së betimit, Erdogan do të vizitojë An?tkabir, mausoleumin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk. Erdogan, i cili i ka fituar të gjitha zgjedhjet që nga themelimi i Partisë për Drejtësi e Zhvillim më 2001, fitoi edhe zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit me 52.59% të votave, duke lënë pas Muharrem ?nce të Partisë Popullore Republikane me më tepër se 20%.

Erdogan premtoi t'i jepte fund gjendjes së jashtëzakonshme që është vendosur që pas puçit të dështuar në korrik 2016 e që solli persekutimin më të madh në historinë e Turqisë moderne.