Ish-shoku i skuadrës, Evra: Ja çfarë do t’i ndodhë Ronaldos nëse shkon te Juventusi

Cristiano Ronaldo e “ndezi” zjarrin e merkatos dhe tashmë është duke shijuar pushimet me të dashurën e tij në Greqi.

Janë mediat spanjolle dhe ato italiane të cilat kanë konfirmuar se CR7 do të bëhet pjesë e Juventusit ën Serie A.

Për këtë transferim ka folur edhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra, shkruan SYRI.net.

Ai i ka thënë portugezit që të transferohet në Torino nëse dëshiron të luaj deri sa të bëhet "gjysh".

“Unë nuk kam biseduar me të, por në qoftë se ai dëshiron të luajë deri në vitin 2050 Juventus është zgjedhja e duhur”, ka thënë Evra.

Kur të shkoni në Juve ju gjithmonë duhet të punoni shumë sepse nuk ka pushime. Një mesazh i vogël për miqtë e mi të Juventusit, unë iu dua përgjithmonë”, ka shtuar francezi.