Si të gatuani Gjylnar, ëmbëlsirë tipike dibrane

Për të gatuar këtë ëmbëlsirë ju duhen këto përbërës:

4 kokrra vezë

250 gr gjalpë

300 ml qumësht

100 gr sheqer

300 gr miell

1 luge çaji me maja për ëmbëlsira

pak vanilje sipas dëshirës

 

Për sherbetin

150 ml ujë

200 gr sheqer

pak lëng limoni

 

Përgatitja

Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzierë mirë. Pasi masa te fillojë të shkëputet nga e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një mikseri bashkojmë vezët me brumin. Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.

Ndërkohë përgatisim sherbetin.

Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.

Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.

Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund t’i shërbejmë.