Pjetër Arbnori - jeta si përpjekje për të mbetur njeri

Nga Namir Lapardhaja

Ditën e djeshme ishte 12-vjetori i ndarjes nga jeta të Pjetër Arbnorit, i cili njihet  i cili njihet edhe si "Mandela shqiptar".

Plot 28 vjet të kaluara në burgjet e tmerrshme të komunizmit, prapa hekurave të së cilëve u fut 26 vjeç dhe doli prej andej 54 vjeç, duke kaluar kështu pjesën më të rëndësishme të jetës në burg.

Ata që e kanë njohur dhe shkruar për të thonë se e gjithë jeta e tij ishte një përpjekje "për të mbetur njeri".

Përveçse politikan, Arbnori ishte shkrimtar, studiues dhe përkthyes. Ai është autor i romaneve: ‘Mugujt e mesjetës’, ‘E bardha dhe e zeza’, ‘Shtëpia e mbetur përgjysmë’ (roman për të cilin iu shtuan dhjetë vite burg), ‘Vorublla’ etj.

Po ashtu, është autor i novelave  ‘Kur dynden vikingët’, ‘Bukuroshja me hijen’, studimeve historike ‘Nga jeta në burgjet komuniste’, etj.

Arbnori është një nga heronjtë e vërtetë të Partisë Demokratike, i mendjes së bukur dhe i shpirtit të madh, emrin e të cilit mund ta mbajë një ndër fondacionet e kësaj partie, krijuar në nderim të tij, por Arbnori është edhe një hero i vërtetë me veprën dhe jetën e të cilit PD mund të mburret dhe të krenohet pa ndroje.

Ai mund t'u shërbejë brezave se si me urtësi, mençuri dhe butësi mund të bashkëjetohet e të ecet përpara.

Një personalitet që i bën nder jo vetëm PD-së dhe të djathtës, por të gjithë shqiptarëve.