VIDEO/ Investimin e bëri Berisha, gënjeshtari Rama e shet si arritje të tij

Një ditë më parë, Edi Rama shiti si investim të qeverisë së tij, impiantin e ujërave të zeza në qytetin e Vlorës.

Por si çdo investim tjetër që ka përfunduar në qeverisjen e Edi Ramës edhe ky i djeshmi është një projekt i bere që në qeverisjen e kaluar të Sali Berisha, por që Edi Ramës i pëlqen ti shesë si investime të tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Kur fyen edhe me teveqelet!

Miq, Edvin Kristaq Gënjeshtra ka inauguruar dje impiantin e përpunimit të ujerave të zeza në Vlorë duke e shitur si vepër të qeverisë së tij.

Këtu më poshtë keni inaugurimin e këtij impianti nga unë më 21 qershor 2013 si një investim prej 17 milionë euro i qeverise së PD!  

Ja çfarë shkruante dje Edi Rama në Facebook:

Vlorë, Impianti i Përpunimit të Ujërave - Një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin e turizmin, e cila do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit.