Pothuajse zyrtare! Largohet lojtari titullar i Barcelonës, zbulohet klubi i ri

Tashmë nuk ka më dilema dhe gjithçka është e konfirmuar.

Paulinho largohet nga Barcelona do të rikthehet në Kinë për të veshur fanellën e Guangzhou Evergrande, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Lajmi është konfirmuar nga Superliga kineze e cila thekson se braziliani do të bashkohet me Guangzhouin në formë huazimi 6-mujore me opsionin e blerjes së detyrueshme pas 31 dhjetorit.

Mesfushori ishte një mbërritje e papritur verën e kaluar në “Camp Nou” ndërsa falë largimit të Neymarit ai zuri pozicionin e titullarit te skuadra blaugranase.