U helmuan me të njëjtin agjent nervor si spiuni rus, vdes gruaja e ekspozuar

Policia britanike ka nisur një hetim pasi një grua e ekspozuar ndaj agjentit nervor Novichok në Ëiltshire vdiq.

Daën Sturgess humbi jetën në spital mbrëmjen e së dielës pasi u sëmur më 30 qershor.

Charlie Roëley i cili ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj agjentit nervor në Amesbury, është në gjendje të rëndë në spital.

Theresa May tha se ishte "e tmerruar dhe e tronditur" nga vdekja e 44-vjeçares, që vjen pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury.

Tashmë policia po heton rastin e Sturgess.

Hetimi është duke u udhëhequr nga detektivë nga Rrjeti i Policimit kundër Terrorizmit dhe rreth 100 detektivë janë duke punuar për rastin pranë Policisë Ëiltshire.

Zyrtarët ende po përpiqen të kuptojnë se si Sturgess dhe Roëley u ekspozuan ndaj agjentit nervor edhe pse sipas hetimeve paraprake rezulton se kanë prekur një artikull të kontaminuar.