Shpjegohet se si Hugo Loris bëri pritjen vendimtare që shpëtoi Francën

Hugo Loris është portieri i Totenhemit, teksa trajneri i portierëve te skuadra angleze është Toni Himenez, i cili i ka bërë një praktikë të veçantë portierit francez.

Loris bëri një pritje vendimtare gjatë ndeshjes me Uruguain pas një goditjeje të fortë me kokë që po shkonte në cepin e portës.

Për të shpjeguar se si Loris e ka bërë këtë pritje ka folur zëvendëstrajneri Hesus Perez Perez.

Toni punon shumë me atë. Qëndrimi në vijën e tij e ndihmon Hugon që të ketë më shumë kohë të reagojë mes kontaktit dhe vijës së golit. Kjo i jep një fushëpamje reagimi më të mirë, si dhe i lejon që të ushtrojë presion mbi sulmuesit. Jo të gjithë portierët janë të njëjtë, as trajnerët. Nuk ka një konsensus përfundimtar mes portierëve dhe trajnerëve. Gjithsesi, portierët e sotëm janë më të avancuar”, deklaroi Perez Perez, ku pohon se ekziston një program specifik trajnimi për Hugon.