Thirri ‘Lavdi Ukrainës’ pasi eliminoi Rusinë. FIFA merr vendimin për mbrojtësin kroat

FIFA i ka dhënë një paralajmërim mbrojtësit Domagoj Vida për sjelljen e tij pas ndeshjes me Rusinë, por mbrojtësi i Kroacisë është i lirë të luajë kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Qendërmbrojtës kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë.

Duke dalë së bashku me ish-lojtarin e Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, me të cilin ka luajtur tek Dinamo Kiev, Vida shihet teksa thotë: “Lavdi Ukrainës”.

Fraza është përdorur nga nacionalistët ukrainas anti-rusë, me Vukojevic, i cili shton: “Kjo fitore është për Dynamon dhe Ukrainën”.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon slogane politike të çdo formë dhe për këdo që provokon gjatë një ndeshjeje do ndëshkohet me dy ndeshje.

“Ne mund të konfirmojmë që komiteti disiplinor i FIFA-s ka dërguar një paralajmërim tek lojtari Domagoj Vida për shkak të deklaratës së tij në video pas ndeshjes së Kupës Botërore në 2018 ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.