FOTO/ Para një viti ishte me mbipeshë, por tani kjo 23 vjeçare do t’iu ‘çmend’ me trupin e saj

Një vajzë 23-vjeçare e cila prej vitesh përpiqej të humbte peshë, ia ka dalë të arrijë format perfekte brenda 1 viti

Teksa për shumicën e njerëzve ekziston ideja se yndyrat të shëndoshin, transformimi i Mari Llewellyn është prova se një dietë e kontrolluar ushqimore e cila përbëhet edhe nga yndyrnat sjell rezultate mahnitëse.

Llewellyn peshonte 111 kg derisa vendosi të ndryshonte mënyrën e të ngrënit kur nisi me dietë. Ajo pas një viti u transformua duke humbur 32 kilogram.

Kjo ishte një arritje e madhe për 23-vjeçaren, e cila ka treguar se për shumë vite kishte provuar forma të ndryshme për të rënë nga pesha, por deri para 1 viti asgjë nuk kishte dhënë rezultat.