Hetimet për evazion fiskal, shtohen fshehjet e pasurisë

Viti i shkuar ka shënuar një rritje prej 4,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet” në krahasim me vitin 2016.

Por nga ana tjetër, Është shënuar një ulje prej 16,4 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016. Të dhënat vijnë nga Prokuorirtë në gjithë vendin, sipas së cilave, për këto vepra rezultojnë të marrë si të pandehur edhe 9 shtetas të huaj. Në total, për vitin 2017 janë regjistruar 266 procedime penale për këtë vepër, nga 254 një vit më parë.

Pjesa më e madhe e veprave penale të këtij grupi i takojnë nenit 180 të Kodit Penal për fshehjen e të ardhurave. Numri më i madh i procedimeve për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, sipas Scan.tv,  është regjistruar  në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë ku janë regjistruar 32 % e numrit total të procedimeve në shkallë vendi.

Në prokurorinë e shkallës së parë Berat, janë regjistruar 15 % e procedimeve në shkallë vendi, ndërsa në prokuroritë e shkallës së parë Durrës e Fier janë regjistruar  përkatësisht nga 8 % e totalit të procedimeve.