FOTO/ Aksident në mes të Fierit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në mes të qytetit të Fierit.

Një burrë ishte duke ecur me biçikletë në rrugën kryesore në Fier pranë azilit kur është përplasur nga një makinë tip ‘Audi’.

Personi me biçikletë nuk po ecte në korsinë e tij, të biçikletave, por gjithsesi ai është përplasur në xhamin kryesor të makinës duke rënë në tokë.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia shkoi në vendngjarje për të kryer hetimet e rastit.