VIDEO/ Presidentja Kitarovic feston me futbollistët kroatë në dhomat e zhveshjes

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, është shndërruar në një tifoze ultrase e përfaqësueses së saj në “Rusi 2018”. Gjatë takimit çerekfinal ndaj Rusisë, Kitarovic u shfaq në krah të kryeministrit rus Medvedev, me të cilin shkëmbenin urime për çdo gol të shënuar nga skuadrat respektive, ndërsa pas kualifikimit të Kroacisë me 11-metërsha, Kitarovic shkopi të festonte në dhomat e zhveshjes bashkë me tifozët.