8 korriku i Beratit, dita kur u regjistrua vend i Trashëgimisë Botërore

8 Korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson. 10 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave duke i konfirmuar ato jo vetem në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të përfaqësohet në konferenca kombëtare dhe ndërkombetare,të marrë pjese në ekzpozita ,panaire brenda dhe jashtë vendit të vizitohet nga personalitete të huaja,të ketë partneritete dhe binjakëzime me qytete kulturore të gjitha këto me synimin e përfaqësimit , promovimit vlerave të qytetit.

Promovimi si sit ndërkombetar dhe pjesë e guidave të ndryshme ka bëre që Berati të kthehet një destinacion turistik botëror duke rritur numrin e turistëve vit pas viti dhe zhvilluar turizmin si një degë të rëndësishme të ekonomisë lokale.

Në sfide të përditshme me kohën dhe modernizimin ,mbrojtja ,konservimi dhe promovimi i vlerave universale të pasqyruara në objekte monumentale,site historike janë objektivat kryesor te punës përditëshme të DRKK –Berat .