Tragjedia, gruaja shtatzënë humb jetën në lumin Treska

Një tragjedi e rëndë ka pllakosur dje Kanionin e Matkës dhe vizitorët e saj. Dje rreth orës 16-të një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qêlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular. 

Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë shqiptares që të dalë sërish në breg, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.

Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit shqiptaren. Por ka qenë gjithçka vonë, sepse tashmë ajo kishte nderura jetë shpjeguan dëshmitarët okularë për Almakos.

Sipas tyre, ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë. Identiteti i shqiptares së vdekur është i panjohur.