Deputeti i PS bëhet sërish baba

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka lajmëruar me gëzim ardhjen në jetë të një fëmije tjetër, një vajze. Njoftimi u bë prej tij  në Fb sot pak pas orës 9:00.

Shalsi shkruan: "Kler Shalsi erdhi në jetë" dhe krahas zemrave dhe duatrokitjeve, publikon dorën e vogëlushes. Urimin e parë e ka marrë nga kolegia deputete Vasilika Hysi, dhe më pas kanë vërshur urimet e tjera për jetë të gjatë e mbarësi.

Eduard Shalsi është i martuar me znj. Eranda Shalsi dhe ka 2 fëmijë më të mëdhenj, Patrikun dhe Samuelin.