Duterte i Filipineve: Më sillni një 'selfie' me Zotin dhe unë e jap dorëheqjen që sonte

Pasi e quajti Zotin, "budalla", Presidenti i Filipineve ka shkuar ca më larg akoma në sulmet e tij kundër Kishës. Ai ka sfiduar qytetarët e vendit të tij se është gati ta japë dorëheqjen nëse dikush i sjell një provë se Zoti ekziston, mundësisht një 'selfie', një foto ku të ketë dalë me Zotin!

Presidenti filipinas, "ndëshkuesi" apo xhelati i trafikantëve dhe përduesve të drogës, e bëri deklaratën gjatë një fjalimi të premten nga Davao. Nëse ekziston dikush që ose ka qenë në parajsë e ka folur me Zotin, apo e ka parë atë personalisht, atëherë ai do ta jepte dorëheqjen si president “që sonte”.

“Dua vetëm një dëshmitar që të thotë, Major, ata budallenjtë tek Kisha më urdhëruan që të shkoj në parajsë dhe të flas me Zotin. Zoti ekziston vërtetë. Kemi një fotografi bashkë dhe solla një selfie“- vazhdoi presidenti. 

Biseda e tij kulmoi me një sulm tjetër ndaj Kishës Katolike: “Nëse vërtetë po i ndihmoni njerëzit, përse kërkoni para nga ata?!”, pyeti presidenti.

Jo më shumë se një muaj para, në qershor, ai e quajti Zotin “budalla” dhe kur grupet e krishtere në vend e akuzuan atë për fyerje ndaj Zotit dhe kërkuan nga ai që të kërkonte falje, ai iu tha: “As për një milion vjet!”