Zbulohet se çfarë i tha Robert Berisha - Nora Istrefit kur pa kërcimin e saj në klipin e fundit

Nora Istrefi është shfaqur sensual në videoklipin e saj të fundit. Ajo ka bërë edhe një kërcim tepër provokues teksa shihet me bikini.

Por çfarë ka thënë bashkëshorti i saj Roberti kur e ka parë këtë kërcim provokues të Norës?

E ftuar në emisionin “Mirage” Nora Istrefi ka rrëfyer më tepër rreth kësaj.

Nora tregoi se kërcimin e ka përgatitur me balerinën e njohur Klaudia Pepa, më të cilën ishte takuar në spektaklin ‘Dance With Me’.

Nora tha se Roberti e ka pëlqyer shumë performancën e saj dhe se e është i vëmendshëm sa herë Nora kërcen apo aktron. Nora tha se ishte me Robertin kur kanë takuar Klaudian kështuqë ai e priste dhe e dinte se si do të ishte performance e Norës.

Kujtojmë që Nora dhe Roberti janë dy këngëtarë të njohur dhe një nga çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar.