Durrësi zhytet në errësirë

Zona e Malit te Robit në Durrës ka mbetur pa energji elektrike që prej orës 21.00.

Qindra pushues që vijnë nga shumë vende të ndryshme, ndeshen me një situate të tillë, në zonën e Plazhit.

Qytetarët ankohen se mungesa e energjisë elektrike është një rast i përsëritur në këtë zonë.

Edhe pse është piku i sezonit turistikë, duket se banorët dhe turistët përballen me një situate të tillë në çdo vit.