Rrufeja godet dy të rinj, njëri prej tyre humb jetën! Detajet

Rrufeja ka goditur sot dy të rinj në Nivokaz të Gjakovës, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kris Gjokaj ka konfirmuar se rrufeja ka goditur dy të rinjtë ndërsa ata ishin duke punuar.

“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, rrufeja ka goditur dy të rinj gjatë punimeve. Ata janë dërguar në për trajtim mjekësor në Gjakovë, megjithatë njëri prej tyre ka ndërruar jetë, e tjetri është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.

Mësohet se viktima është 23 vjeçari Shpëtim Kabashi nga fshati Xërxe i Rahovecit.