Neymar në gjendje të rëndë, ja çfarë thotë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Neymar është në gjendje të rënduar psikologjike. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Neymar këtë humbje e ka cilësuar si momentin më të trishtuar të karrierës së tij.

“Mund të them se është momenti më i trishtuar i karrierës sime, dhimbja është shumë e madhe sepse e dinim që mund të kualifikoheshim, e dinim se mund të shkonim më tej për të bërë histori”, thuhet në reagimin e Neymar.

Brazil u mund 2-1 nga Belgjika në çerekfinale të Botërorit.