Astrologia Meri zbërthen shenjat: Ja kush janë çiftet më të përkryera sipas horoskopit

Astrologia shqiptare, Meri Shehu e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në oranews ka treguar çiftet e përkryera sipas shenjave të horoskopit.

Dashi është një nga shenjat më ekspresive që e nxjerrin energjinë jashtë, shenjë manipuluese për të gjetur terren për të hedhur “grepin” e vet. Kur gjen terren do të bjerë në sy, do të mashtrojë. Ka edhe të bukurën, edhe manipulimin por gjithmonë në tendencën e një qëllimi më superior të hedhjes së gripit të vet.

Demi është ai momenti që grepi është hedhur dhe nuk ka nevojë të ekspozohet, por ka nevojë të hajë. Demi është një nga shenjat që ka nevojë të marrë. Por ajo që merr, i pëlqen. Me demin mund të lidhesh edhe nëse je, edhe nëse nuk je i bukur. Mjafton që në një moment të jetës të jesh aty. Është momenti ku do të rritet marrwdhenia intime, prandaj ushqimi dhe shqisat janë shumë të rëndësishme, shikimi, prekja, dëgjimi, të gjitha këto, prandaj dalin shpesh herë artistë.

Binjakët janë aty por krijohet inteligjenca e parë. Ata kanë të bëjnë me komunikimin, informacionin, me inteligjencën. Ata mund të shkojnë në televizion, në gazetë apo sportistë, por jo të rangut futboll. Kanë nevojë për komunikimin.

 

Gaforret krijojnë nostalgjinë e familjes. Kuptojnë ku po rriten dhe gjejnë ngrohtësinë e nënës, prandaj janë shumë të lidhur me familjen. Janë shumë egoistë, por i pambrojtur. Egoizmi kur është i pambrojtur, shpesh herë është i dhunshëm. Ndonjëherë bëhet ngatërrimi me dashin. Kjo ka të bëjë me thelbin delikat të tyre.

Luanët lindin. Kur fëmija, lind, qan, percepton dritën, është e dukshme. Del shikon diellin me sy. Në momentin që shikon diellin me sy, është shenja e ditës së dielë, e gëzimit, e haresë. Aty gëzojnë të tjerët edhe ti. Luanët duan shumë fëmijët, kanë shije të shtrenjtë dhe duan ta vlerësojë bota shumë.

Tek virgjeresha duhet t’i futesh punës. Se ke lindur duhet të punosh. Doni të tregoni që vleni për dicka dhe doni të jeni në shërbim. Ka të bëjë me kritikën e të qenit mirë dhe absolut me atë që bën, nuk kënaqeni me punën. Quhet edhe shenjë pjellorie sa i përket punës. Në jetën personale janë të destinuar të mos kenë vrullin e duhur ose emocionin e madh. Quhet shenjë e bardhë.

Peshoret krijojnë marrëdhënie me të tjerët. Krijimi i marrëdhënies krijon harmoni, dashuri. Peshorja është vënia, diplomacia dhe rregullimi i marrëdhënies me të tjerët. Është dhe shenja e martesës. Me dikë do martohesh ose do bashkëpunosh.

Tek akrepët kemi filozofinë. Ç’është jeta, ç’është vdekja, si ta perceptojmë jetën, si ta mposhtim vdekjen. Janë shenja më seksuale, duan të lënë pasardhës, të trashëgojnë genin por duan të lënë dhe ekonomi që ata që vinë pas të kenë diçka bazë. Njihen si shenjat më menaxhuese që ia dinë vlerën parasë, janë dhe hakmarrës e xhelozë të mëdhenj.

 

 

Shigjetari do të njohë botën, do të udhëtojë. Do të shkojë përtej dimensioneve, të bëjë aventura dhe të ketë një grup njerëzit për të eksploruar. Po të mos ishin shigjetarët, nuk do kishim shkuar në Amerikë, nuk do kishim shkuar në Hënë.

Tek bricjapët kemi pushtetin dhe një monarki. Duan që të sundojnë dhe të vënë ligjet. Ligji dhe pushteti vendosen me rregulla të forta dhe të ftohta. Nuk mund të flasim për demokraci, por ligje të detyrushme. Ndonjëherë marrin tendenca diktatoriale. Jemi kundër diktatorëve, por ndonjëherë kanë qenë të domosdoshëm.

Ujorët shkojnë përtej kufijve tanë. Ujorët duan të eksplorojnë universin, qoftë fizikisht dhe mendërisht. Aty presin të ardhmen që i perceptojnë e mund t’i riformatojnë, që të tjerët nuk i bëjnë dot.

Peshqit janë e përkryera. Janë apo nuk janë të përkryer, vjen një moment që tregojnë sa të përkryer e kemi bërë rrugën.

 

 

Dashi dhe Binjakët

Një aleancë e fuqishme, një çift ideal. Midis tyre ka kimi dhe tërheqje të fortë seksuale. Të dyja shenjat janë energjike dhe të shoqërueshme. Ata janë të pushtuar nga një pasion që nuk shuhet me kalimin e kohës. Çifti nuk ka indiferencë ndaj njëri-tjetrit, ndjenjat e tyre nuk do të përfundojnë gjatë gjithë jetës.

 

Demi dhe Gaforrja

Ky bashkim është një shembull i faktit se të kundërtat tërhiqen. Demi është Toka, Gaforrja është Uji, secili prej tyre plotëson tjetrin. Bashkimi i Demit dhe Gaforres mund të përshkruhet në një fjalë: rehati.

 

Ujori dhe Peshorja

Përputhen në çdo gjë: ata janë të interesuar për njëri-tjetrin dhe mund të flasin me orë te tera. Për sa i përket lidhjes së afërt, Ujori dhe Peshorja janë në gjendje të bien ne kompromise dhe kjo forcon në masë të madhe bashkimin. Forca e tyre qëndron në faktin se ata gjithmonë mund të bien dakord.

 

Shigjetari dhe Luani

Kur Shigjetari dhe Luani bëhen bashkë, gjithçka merr flakë. Të dyja shenjat janë zjarr, kështu që çifti Shigjetar-Luan ka intensitet dhe dinamikë.

 

Bricjapi dhe Virgjëresha

Stabiliteti është ajo që i mban ata së bashku. Të dy janë në favor të mirësjelljes dhe qëndrueshmërisë. Ata kanë një marrëdhënie harmonike në marrëdhëniet seksuale dhe intimitet shpirtëror.

 

Peshqit dhe Akrepi

Kjo përputhshmëri është afër ideales. Kjo shpjegohet me faktin se të dyja shenjat i përkasin te njëjtit element:ujit. Në këtë rast, Peshqit dhe Akrepi mund të kenë interesa shumë të ndryshme, por ata tërheqin njëra-tjetrën me intuitë.