Çmendet Reali, 155 milionë euro për yllin e Serie A

Real Madridi është i gatshëm të paguajë plot 155 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Corriere dello Sport dhe AS.

Përfaqësuesi serb ka mahnitur në Kupën e Botës pas dy sezoneve të shkëlqyera në Serie A dhe Evropa Ligë.

Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesim për të, ndërsa Juventusi dëshiron të transferojë Cristiano Ronaldon për 100 milionë para futbollistit serb që kushton më shumë.

Agjenti i 23-vjeçarit, Mateja Kezman, është parë duke drekuar me presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Taren.