Si Rama ia dha Buxhetin eTiranës, kompanisë së kullave, roli i Veliajt si sekser

Partia Demokratike ka denoncuar rolin e kryebashkiakut të Tiraëns si sekser i kryeministrit Edi Rama në lidhjen e tij me kompaninë Fusha, e cila do të ndërtojë së fundmi edhe 6 kulla mbi trullain e teatrit Kombëtar.

Deputetja e PD Albana Vokshi tha se "në më pak se 4 vjet, kompania Fusha ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro. 35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, Fusha shpk I ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës. Një pjesë e madhe e këtyre tenderave i janë dhënë kompanisë Fusha pa garë.

Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte fituar kompania me ofertën më të ulët, buxhetit të shtetit do t'i ishin kursyer mbi 6 mln euro. Mjaftueshëm për rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar.

Pa garë kompanisë Fusha shpk, i është dhënë ndërtimi i Sheshit Skënderbej, parkingu nëntokësor tek sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekën dhe Bashkinë e Tiranës. 

Pa garë kompanisë Fusha i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikosntruksioni i Ministrisë së Brendshme,  e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi. 

Edi Rama i dha pak muaj më parë me konçesion kompanisë Fusha ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit, duke rikonfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë guackë ku do të pastrojë paratë me ligjin posaçëm të Teatrit Kombëtar."