Shembet një godinë, plagosen dy persona në Laç

Dy persona janë plagosur, pasi një godinë është shembur në Laç.

Personat janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy personat po thyenin betonin për të marrë hekurin e godinës.

Njëri nga personat e plagosur nga shembja e godinës është Drilon Lamaj.