Pak orë para ndeshjes, alarm për zjarr në hotelin ku qëndron skuadra e Suedisë

 

Vetëm pak orë para ndeshjes së sotme mes Suedisë dhe Anglisë një incident ka ndodhur në hotelin me 5 yje ku është duke qëndruar skuadra e Suedisë.

Një alarm për zjarr në hotel ka zgjuar nga gjumi futbollistët që janë duke qëndruar në  Lotte Hotel në Samara.

Anëtarët e skuadrës suedeze u mblodhën pas alarmit në hollin e hotelit ndërsa dukeshin të përgjumur dhe në konfuzion.

Fatmirësisht asgjë nuk ndodhi dhe rezultoi se alarmi ishte fals. Pritet që Suedia të përballet sot me Anglinë në ndeshjet për kampionatin botëror.