Ëmbëlsirë tradicionale, kjo është mënyra më e mirë për të bërë shëndetlie

Shëndetlia është një ndër ëmbëlsirat më të shijshme që gatuajnë amvisat tona. Ne sot po sjellim recetën e kësaj ëmbëlsira, provojeni dhe do ju dalë vërtetë shumë e mirë.

Për 25 copë shëndetlie nevojiten :

Miell – 3 gota uji

Sheqer – 1 gotë uji

Mjaltë 2-3 lugë gjelle

Vezë 2 kokrra

Sodë një majë luge kafeje

Arra 1-2 filxhanë kafeje

Gjalp 2 filxhanë kafeje

Vanilje

Ujë 2 filxhanë kafeje

 

Për sherbetin:

Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysmë.

 

Përgatitja:

Ne një enë rrahim vezët me sheqerin derisa përbërja të fryhet dhe të zbardhet. Shtojmë mjaltin, gjalpin, arrat, miellin dhe sodën e bukës. E punojmë brumin pak me dorë, por kujdes, nuk duhet të rezultojë elastik. E hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta, deri sa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe. E nxjerrim nga furra dhe e presim në rombe. Ndërkohë që ajo ftohet, përgatisim sherbetin.

Sherbeti: Ujin me sheqer dhe pak vanilje i ziejmë për 7 minuta. E lëmë sherbetin të vakët. (Aq sa ta durojë gishti). Ndërkohë që  Shëndetlija është ftohur i hedhim sherbetin përsipër në mënyrë që ta thithi plotësisht. I shtojmë përsipër arra të grira.