Rizoto me mozarelë dhe ajkë, shumë e shijshme edhe për të vegjlit

Për të gatuar rizoto me mozarelë dhe ajkë ju duhen këto përbërës:

- 30 gr gjalp

- 1 qepë e vogël, e grirë

- 350 gr oriz i imët

- 100 ml verë e bardhë

- 1 litër lëng pule i lehtë

- 1.5 litër ajkë e lëngshme

- 200-250 gr djathë mocarelë, i prerë në copa

- kripë e piper i bardhë

- 3 lugë kaçkavall parmixhan i thërrmuar

 

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni qepën dhe skuqeni në flakë të ulët për 2 minuta, derisa të duket transparente. Hidhini orizin dhe lëreni të marrë shije duke e përzier për një minutë. Lageni me verë dhe kur kjo të jetë thithur, filloni të shtoni nga pak lëng mishi. Pas afro 10 minutash hidhini edhe ajkën, duke e përzier gjithnjë dhe pas 2-3 minutash shtoni edhe djathin mocarelë. Pas 15-18 minutash orizi do të jetë zier, ndërsa ju i hidhni gjatë kësaj kohe, pak nga pak, lëngun e mishit të nevojshëm. Provojeni për kripë dhe hidhini piper sipas shijes. Shërbejeni duke ofruar veç edhe kaçkavallin e grirë.