Fitorja e 'Forcës së ligjit' në byrektoren e Elbasanit dhe humbja e vogël e 1 ton drogë

Deputeti demokrat Gent Strazimi ka postuar një mesazh me ironi për të ashtuquajturin operacion më të madh të Policisë së Shtetit,  "Forca e Ligjit".

Strazimiri thjesht ka matur forcën e këtij operacioni përballë dy zhvillimeve:

"Dje, - shkruan deputeti, -  pati një arritje me arrestimin e tmerrit të Byrektoreve të Elbasanit ose i quajtur ndryshe "skifteri i byrekëve" ... .... Sot paskësh humbur një sfidë të vogël 1 tonëshe me drogë dhe skaf...në mes të ditës, po kishte shumë diell dhe nuk shihej mirë... Kaq!"