Gomonia me 1 ton kanabis në Itali, ja kush e nisi nga Vlora

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar aksionin e fundit të Guardia di Financas në Salento, ku janë kapur 1 ton kanabis i nisur me një gomone nga Vlora.

Në pranga janë vendosur dy skafistë vlonjatë. Sipas ish-kryeministrit Berisha ishte edhe Xhafa i drogës.

‘Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!’, shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe!

Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!

Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!

Shikoni foton e drogës të kapur në Bregun tjetër të Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb

“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria

Nje gomone me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.

Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.

Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.

Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.

Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”