Studiuesit britanikë: Njerëzit që besojnë në Zot sëmuren më pak dhe jetojnë më mirë...

 

“Njerëzit që besojnë në Zot, sëmuren më pak dhe jetojnë më mirë. Ata i bëjnë ballë më me lehtësi momenteve të ankthshme, të stresit, pasi besimi u shërben atyre si një mbrojtje ndaj tensioneve të përditshme”, kështu shkruan Telegraph , e cila citon një studim të disa psikologëve të Health and Safety Laboratory të Stockpor, në Britaninë e Madhe.

Studimi është drejtuar nga psikologja Roxane Gervais. Rezultatet e studimit kanë treguar se njerëzit që besojnë, pavarësisht se cilës fe i përkasin, manifestojnë nivele më të ulëta të ankthit, depresionit por edhe të lodhjes.

Personat që morën pjesë në këtë studim, kanë deklaruar se ndjekin rregullisht fenë dhe se kjo i bën të ndihen më mirë dhe më në paqe me veten.

Rezultatet e studimit do të prezantohen në kongresin e përvitshëm të British Psychological Society të Brighton.