Ronaldo telefonon Ancelottin, çfarë biseduan?

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e ri të Napolit, Carlo Ancelotti.

Sulmuesi është në prag të largimit nga Real Madrid ndërsa është në negociata me Juventusin.

Është ‘Sky Sport’ ai i cili raporton se portugezi ka biseduar me ish-trajnerin e tij.

Sipas raportimeve, Ronaldo ka kërkuar nga Ancelotti, informacione për Serinë A, para se ta kompletojë transferimin në Juventus.