Juve negociata me Realin, Ronaldo i përshëndet nga ...

Juventus dhe Real Madrid po zhvillojnë negociata për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Ndërsa negociatat janë të ethshme, sulmuesi portugez gjendet me pushime në Greqi në pritje të lajmeve të reja nga Spanja.

‘Sky Sport’ zbulon se Ronaldo gjendet në Greqi ku ka shkuar me avion privat, me të cilin në çdo moment është i gatshëm të niset për në Itali për të kompletuar transferimin drejt Juventusit.

Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid dhe dëshiron të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Serie A.