Eliminimi i Brazilit, Ronaldo: Humbje e tmerrshme, por ...

Ronaldo ‘Fenomeni’, i ka dhënë besimin e tij trajnerit Tite në krye të Brazilit edhe pas eliminimit të ‘Seleçaos’ nga Belgjika.

41-vjeçari vlerëson punën që ka bërë trajneri.

‘Është një moment delikat për Brazilin.

Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga ‘Seleçao’.

Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi. Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq.

Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë’.

Vetë trajneri i Brazilit, i pyetur për të ardhmen e tij kërkoi më shumë kohë për të vendosur, pasi më parë duhet analizuar me kujdes e gjitha çfarë ka ndodhur në Rusi.