Pse Meghan Markle bëri bujë me veshjen e fundit. Ja ngjyrat më në modë këtë verë

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle bëri bujë në mediat ndërkombëtare ndërsa zgjodhi të vishte një fustan me ngjyrë të verdhë.

Por Meghan deri tani ka treguar se nuk di të gabojë kurrë në zgjedhjen e veshjeve të saj, ndaj dhe fustani me ngjyrë të verdhë ishte gjetja e duhur për shkak se këtë stinë ngjyra më në modë është pikërisht ajo e verdha e shndritshme e diellit. Meghan me lëkurën e saj të zeshkët dukej më rrezatuese se kurrë me fustanin e saj.

Vetëm pak kohë më parë shoqëria Pantone, lider në certifikimin e ngjyrave, ka nxjerrë ngjyrat në modë për këtë verë, siç janë propozuar nga stilistët në javët e modës ndërkombëtare. Përveç UltaVioleta, ngjyra e vitit, do të kemi dhe Lime pinch, një e verdhë energjitike fosforeshente, tonet e të kuqes delikate si Pink Lavender apo një kafe çokollatë të mrekullueshme si Emperador.

 

Paleta e pranverë-verë 2018 sjell disa baza klasike që alternohen me tonalitete më vitale, sipas gjendjes shpirtërore të kujtdo, për të shprehur energjinë, efikasitetin dhe qetësinë.

 

 

Pra, ngjyrat e pranverës do të jenë e kuqja pjeshkë, me emrin Boolming Dahlia, lejlaja Pink Lavender, më intensivja Spring Crocus dhe e kuqja e sofistikuar Almos Mauve, shumë femërore.

 

 

Kush adhuron ngjyrat e buta me pak shkëlqim mund të përdorë Little Boy Blue, një tonalitet të shndritshëm që sjell pastërtinë e qiellit, apo jeshilja Arcafia, e freskët. Ata që adhurojnë ngjyrat e shndritshme dhe vitale do të pëlqejnë ngjyrat Cherry Tomato, dhe dy tonalitete të forta të të verdhës, Meadowlark, dhe Lime Punch. Dhe në fund, ngjyra kafe çokollatë, joshëse dhe e rafinuar e quajtur Emperador.