Arrestohen në Lushnje dy hajdutë të dënuar me burg. Emrat

Policia e Lushnjës ka bërë arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”. Në pranga kanë rënë Nuri Hatija, 21 vjeç, dhe Eduart Sharka, 23 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Ndalimi dy të rinjve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31. 05. 2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Dy të rinjtë në datën 30. 09. 2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N. M, 30 vjeç një sasi lekësh.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.