Shqiptari i arratiset policisë italiane/ Ja emri

Policia i kishte kërkuar që të ndalonte, por shqiptari ka vendosur të shkelë gazin.

Ngjarja ka ndodhur në Caserta, Itali, ku shqiptari 35-vjeçar Ramadan Jakini është vënë në pranga pas një ndjekje me makina.

Shqiptari bashkë me 1 pasagjer në makinë, ka tentuar që të shtypë edhe një karabinier gjatë ndjekjes, shkruan SYRI.net.

35-vjeçari Jakini pas disa kilometrash ka braktisur makinën dhe ka tentuar që të largohej në këmbë.

Bashkëpunëtori i tij është gjetur në makinë. Mjeti është bllokuar dhe ishte pa dokumente.