Familja e pafat shqiptare, Gjermania u hap dyert, Mali Zi s'i lejon të ikin

Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë iu ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.

Shumë pengesa burokratike
Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.
Në ndërkohë, të gjitha dokumentet e nevojshme janë në dispozicion në Ambasadën gjermane në Tiranë. Por, ende mbetet e paqartë se sa do të zgjasë shqyrtimi i tyre.

Pushime për fëmijët
“Të katër fëmijët me shumë dëshirë kanë marrë pjesë në ekipin e ekskursionit të organizuar nga famullia protestante në Kirchbarkau. Ata kishin marrë pjesë në të verën e kaluar dhe ky ka qenë kujtimi i fundit i bukur nga Gjermania për ta”, pohon për “Kn-online” Marie Charlotte Wahl, nga rrethi i mbështetësve #kirchbarkauhilft, përcjell Albinfo.ch.

Kjo është arsyeja që fëmijëve shqiptarë sërish tu mundësohet një eksursion i tillë, ndërsa shpenzimet janë siguruar nga përkrahësit gjermanë. Gjatë fundjavës është dashur të startojë. Që fëmijët të jenë me kohë në këtë evenimet, ka pasur vetëm një mënyrë të rregullt: Hyrja me vizë turistike.

Dështoi në minutën e fundit
Të enjten, nëna dhe fëmijët është dashur të vinin në Berlin me fluturim të lirë. Por në aeroportin e Malit të Zi, atyre iu mohua qasja në avion. Arsyeja: Në pasaportën e nënës ka qenë ende e shënuar vula e dëbimit. Çifti i ka njoftuar autoritetet malazeze se masa e dëbimit ishte anuluar dhe kjo ishte regjistruar edhe në Regjistrin Ndërkombëtar, por argumentimi i tyre nuk u pranua. “Bile, kanë refuzuar ta shfletojnë edhe regjistrin”, thotë babai. Por, familja shqiptare nuk dëshiron të heqë dorë. Ajo tani është duke kërkuar një mënyrë tjetër ligjore, në mënyrë që nëna dhe fëmijët të vijnë në kohë për fillimin e ekskursionit në Kirchbarkau.