Kante në orbitën e PSG-së, ja super paga e ofruar

PSG-ja duket se do të jetë e pandalshme edhe këtë sezon, ku do të synohet përforcim i skuadrës për të synuar triumf në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën sezonin e kaluar nuk e arritën dot. Emri i parë në listën e parisienëve, është ai i francezit, Ngolo Kante.

Mesfushori që luan me Çelsin në Angli, përveç sezonit të shkëlqyer që kaloi me blutë e Londrës, po shkëlqen edhe në Kupën e Botës me Francën, duke u bërë edhe një mur i pakalueshëm për kundërshtarët.

PSG-ja po përgatit ofertën për mesfushorin 27-vjeçar dhe pritet që vlera të arrijë mbi 100 milionë paund. Vetë mesfushori, mund të përfitojë në Paris një rrogë që kap vlerën e 220 mijë paundëve në javë.