Nga fukarenj në miliarderë me një mënyrë të thjeshtë!

Kompania Airbnb ka vlerën 30 miliardë dhe është bërë një mënyrë jetese për udhëtarët modernë. Rreth 10 vjet më parë, kur u themelua në San Francisko, krijuesit ëndërronin që të arrinin deri këtu.

Kjo ishte ide e dy miqve që jetonin bashkë, Brian Chesky dhe Joe Gebbia që po luftonin për të paguar apartamentin e tyre në gusht të 2007.

Për të mbledhur para, ata nxorrën me qera dyshekët e tyre duke marrë 3 persona, një indian 30 vjec, një grua 35 vjece nga Boston dhe një 45 vjecar nga Utah. Ata paguan rreth 80 dollarë për natë.

Zyrtarisht, ato ishin dollarët e parë për kompaninë e quajtur Air Bed and Breakfast. Por vitin vijues gjatë Konventës Kombëtare Demokratike të vitit 2008 në Denver ishte vendi ku filloi të funksiononte si biznes i mirëfilltë.