FOTO/ Shkëputet goma dhe godet furgonin, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pasi goma që u shkëput nga një kamion goditi furgonin me të cilin ata po udhëtonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në provincën Bolu të Turqisë. Goma rezervë e shkëputur nga nga aksi i një kamion goditi një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt. Agjencia e lajmeve “DHA” raportoi se goma theu xhamin e parmë të furgonit duke lënë të vdekur shoferin dhe plagosur 4 pasagjerët.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët dërguan në spitalin më të afërt shtetëror  të plagosurit. Shoferi Ahmet Donmez nuk arriti tu mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.