Ronaldo-Juventus, gati super pagesa për agjentin Mendes

Juventusi është treguar e gatshme të shpenzojë plot 100 milionë euro për të blerë kartonin e Cristiano Ronaldos.

“Zonja e Vjetër” i ka propozuar Ronaldos një pagë me vlerë 30 milionë euro në sezon duke e kthyer CR7 lojtarin më të paguar në Itai.

Në fakt, nëse operacioni do të mbyllet me sukses, Andrea Agnelli e di mirë se duhet llogaritur edhe një komision i rëndësishëm për menaxherin e Jorge Mendes, si menaxher i CR7, por edhe si ndërmjetës i negociatave.

Nëse Real Madrid do të pranojë ta shesë Ronaldo-n, Juventus duhet të shpenzojë jo më pak se 10 milionë euro vetëm për Mendes. Një ‘taksë’ pothuajse e detyruar, sepse përfaqëson 10% të kostos së transferimit.

Mendes vihet në lëvizje vetëm kur flitet për një lumë milionash dhe Juventus është gati të bëjë edhe një çmenduri të tillë ekonomike vetëm për të patur në dispozicion Cristiano Ronaldo-n.