Shkrumbohet “Benz”-i te rruga e “Agallarëve” në Lundër

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar sot në Lundër të Tiranës, në rrethana ende të paqarta. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin në pronësi të Xh. A.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka qenë një defekt që shkaktoi zjarrin. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 06. 07. 2018, në rrugën “Agallarëve”, në Lundër, është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Xh. A. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.