Dilemat e fundit e Ramës….

Lideri global është në fund… Janë momentet e fundit të tij të pashmangshëm…Një sërë dilemash pa fund…

Kështu ndodh gjithnjë me personazhe të ngjashëm…

***

I duket sikur është i fortë por është në pikën e tij më të dobët.

I duket sikur është i trimëruar, por është tmerrësisht i frikësuar…

I duket sikur është momenti të hidhet në sulm, por si lepur zbythet me bishtin nën shalë…

I duket sikur vepron i programuar por është tërësisht i çoroditur…

I duket sikur është i qetë por është plotësisht i marrosur…

I duket sikur do ti shkojë gjërave deri në fund por s’ja mban prapanica…

I duket sikur është i sjellshëm por vepron me arrogancë…

I duket sikur kontrollon por gjithçka është jashtë kontrollit…

I duket sikur argëtohet në darka e orgji por ankohet dhe vuan…

I duket sikur është i rrethuar nga miq por të gjithë e shikojnë si armik…

I duket sikur gjen qetësi në rrethin e ngushtë por edhe aty grindet e sherroset…

I duket sikur bashkëpunëtorët e ndjekin nga pas por të gjithë tallen dhe e përqeshin pas shpine…

I duket sikur po e nënshtron popullin por e tmerron shpërthimi i tij nga momenti në moment…

I duket sikur vetëm ai punon por ndjehet i rrethuar nga mediokër, të paaftë dhe dembelë…

I duket sikur ndërkombëtarët e mbështesin por të gjithë e kanë vënë në shënjestër…

I duket sikur eksitantët do ta gjallëronin, por çdo ditë e më shumë asgjë nuk i bën efekt…

Dhe një sërë dilemash të tjera pa fund e lënë pagjumë…të papërqendruar….

Por ato që e mundojnë më shumë janë:

Të largohet butësisht nga pushteti por ka frikë se mos ja marrin për dobësi dhe e shporrin…

Të qëndrojë edhe ca kohë me dorë të fortë, por ka frikë se mos qytetarët e rrëzojnë me revolta…

Po vuan shumë… dhe nuk është në gjëndje të zgjidhë asnjë dilemë…

Nuk ka asnjë person që e këshillon se s’ka besim te askush dhe vendimet i merr në vetmi…

Nuk qëndron dot në zyrë… nuk ka dëshirë të dëgjojë… ka frikë të firmosë…

Kërkon të arratiset ku të mundet… të grindet… të shajë….të ofendojë….të thyejë ctë gjejë përpara

Është realisht në fund… Janë momentet e fundit të tij të pashmangshëm…

Kështu ndodh gjithnjë me personazhe të ngjashëm…

Të gjithë e mendojnë tanimë fundin e tij…dështak dhe pa dinjitet…

Duhet pasur kujdes dhe duhet shmangur se mos vepron në fund në kushtet e papërgjegjshmërisë…

Syri.net

6 korrik 2018