Basha shton misterin për djegien e mandateve: Mjetet që do të përdorim, janë ...

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, menjëherë pas senancës së mbrëmshme kur me arrogancë të paprecedentë u kalua nga shumica socialiste, ligji për shembjen e Teatrit ka pasur një presion të jashtëzakonshëm publik, nga anëtarë të partisë, kryesisë dhe qytetarë të shumtë, për të marrë vendimin ekstrem për djegien e mandateve.

Në konferencën e sotme me mediat për çështjen e Teatrit, Basha u pyet nga gazetarët nëse është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar që ai mblodhi urgjentisht sot, për masa ekstreme nga ana e opzitës, siç është bojkoti përfundimtar i parlamentit apo edhe deri te djegia e mandateve të deputetëve të opozitës?

Basha i është përgjigjur kësaj pyetje në një mënyrë jo edhe aq të qartë, duke lënë pas mister për hapat që do të ndërmarrë opozita në vazhdim.

“Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacioneve mediatike”, deklaroi ai. Por gjithsesi kreu i PD-së nuk hodhi poshtë në qëndrimin e tij asnjë opsion, duke përfshirë edhe atë të djegies së mandateve, qëndrim ky që duket se përkrahet prej kohësh nga ish-kryeministri Berisha dhe së fundmi edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 “Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët”, deklaroi sot Basha.